Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në Korçë

schedule17:21 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:21 - 23 Shtator, 2022

Një godinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë.

Policia bën me dije se rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie).

Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik./Abcnews.al/