Për herë të parë në Europë, Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

schedule21:21 - 25 Tetor, 2020

schedule 21:21 - 25 Tetor, 2020

Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan për 52 010 raste pozitive. Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Europë kalon mbi 50 mijë brenda ditës.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat

Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme. Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit./mv. abcnews.al