Pentagoni, modele të reja raketash bërthamore

schedule13:45 - 16 Janar, 2018

schedule 13:45 - 16 Janar, 2018

Pentagoni po harton një plan të ri për të zhvilluar dy modele të reja raketash bërthamore, me potencial të ulët. Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, që sqaron se bëhet fjalë për një përgjigje të administratës së Donald Trump ndaj rritjes së kapaciteteve ushtarake të Rusisë dhe Kinës. Nga ana tjetër, plani i ri vë në dyshim angazhimin e fuqive të mëdha në reduktimin e arsenalit bërthamor, si dhe mund të shtyjë vende si Korea e Veriut apo Irani që të avancojnë programet e tyre./abcnews.al