17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë për arritjet dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe përparim në njohjen e shtetit, e ka gjetur vendin në prag të një krize politike, me një proces numërimi që nuk ka përfunduar ende dhe me paqartësi për qeverinë e re.
Madje, edhe pa UÇK. Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as në manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari në mars.
Në një deklaratë për media kjo organizate deklaron se deri te ky vendim kane ardhur unanimisht për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim. Organizata e Veteraneve ndihet e fyer, ofenduar, përjashtuar dhe persekutuar nga të drejtat e tyre ligjore.
Sipas kësaj organizate duke qene se kjo qeveri ka shkelur çdo të drejtë të tyre, festa e pavarësisë dhe përkujtimi për familjen Jashari do ti festojnë përmes organizimeve te udhëhequra nga vet ata.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoj për pavarësinë e vendit dhe çlirimin e saj nga sundimi serb gjate viteve 1990-1999.
Krerët e saj sot ndodhen në Hagë, nën akuzën për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Edhe logoja e këtij 17 vjetori pavarësie ka marrë diskutime. Sipas një pjese të opinionit publik ajo ngjason me dy V-të e Vetëvendosjes.