Pas sulmit në Kiev, ukrainasi në Spanjë tenton të fundosë jahtin e oligarkut rus

schedule09:48 - 1 Mars, 2022

schedule 09:48 - 1 Mars, 2022

Një marinar ukrainas është arrestuar në Mallorca të Spanjës pasi tentoi të fundoste një jaht në pronësi të Alexander Mikheev, CEO i eksportuesit rus të armëve Rosoboronexport dhe ish-kreu i federatës ruse të helikopterëve.

Sipas “The Guardian“, ukrainasi, i cili ka qenë i punësuar  në 10 vitet e fundit si mekanik në Lady Anastasia, jahtin 48 metra të Mikheev u shpreh se ndjeu se duhet të bënte diçka pasi pa pamjet e një sulmi me raketa ruse në një bllok banesash në Kiev, qytetin e tij të lindjes.

I pandehuri i tha gjykatësit se kishte besimin se raketa ishte prodhuar nga kompania e Mikheev. Pasi hipi në jaht, ai u tha anëtarëve të ekuipazhit, shumica e të cilëve janë gjithashtu ukrainas, të braktisnin atë.

Më pas ai dyshohet se shkoi në pjesën e motorit dhe tentoi të fundoste jahtin. Anëtarët e ekuipazhit, të ndihmuar nga stafi i portit, ndërhynë për të parandaluar fundosjen. “Pronari i këtij jahti është një kriminel që e bën jetesën duke shitur armë që tani po përdoren për të vrarë ukrainasit,” i tha ai policisë kur u arrestua.  /abcnews.al