Pas shumë ditësh, ulet numri i viktimave nga koronavirusi në vend

schedule16:23 - 7 Gusht, 2020

schedule 16:23 - 7 Gusht, 2020

Një person humbi jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, duke shënuar për herë të parë pas disa javësh një rënie në numrin e viktimave.

Ndërkohë ditën e sotme janë shënuar 135 raste pozitiv me COVID-19 nga 586 testime të realizuara.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë protokollin e vendosur në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria kujton se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme dhe se çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së COVID-19.