Partizani zbardh formacionin anti-Basel, në fushë edhe Xhaka e Kasami

schedule18:57 - 22 Korrik, 2021

schedule 18:57 - 22 Korrik, 2021

Partizani luan në 20:15 ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Përballë është Baseli në “St. Jakob Park”, ndaj të cilëve do provohet mrekullia.

Para pak çastesh UEFA ka zbardhur edhe të përzgjedhurit e Ilir Dajës për këtë betejë ndaj zviceranëve. Si gjithmonë ai vendos për klasikun 4-3-3.

Në portë siç pritej është Hoxha, ndërsa para tij në mbrojtje janë Beliva dhe Damchevski. Shehi është zgjedhur në të majtë, si zëvendësues i Mustës së dëmtuar. Në të djathtë është Gligorov.

Herald Marku, Valentino Murataj dhe Jurgen Bardhi përbëjnë mesfushën e “Demave”, ndërsa në ofensivë janë zgjedhur Stenio Junior, Tedi Cara dhe Lukas Cardoso.

Ndërkohë, Basel zbret në fushë me rreshtimin 4-2-3-1 dhe në fushë janë dy shqiptarë, njëri prej tyre ka shkëlqyer në kombëtare: Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami. /abcnews.al