Partizani “mbreti” i Transfermarkt, më i shtrenjti i Superiores është një “i kuq”

schedule18:13 - 29 Shtator, 2021

schedule 18:13 - 29 Shtator, 2021

Filipovic, është lojtari më i shtrenjtë në Superiore. Sulmuesi kroat vlerësohet  500 mijë euro në tregun e transferimeve. 24-vjeçari u transferua si lojtar I lirë te partizani në këtë merkato, ku deri më tani nuk ka lënë gjurmë me demat e kuq.

Po aq sa Filipovic, vlejnë edhe 2 lojtarët e Teutës,  Pepi Giorgiev dhe Sherif Kallaku. Sulmuesi maqedonas u transferua këtë sezon si lojtar i lirë, ndërsa Kallaku është huazuar nga Lokomotiva Zagreb.

Renditja e Transfermarkt, vazhdon me brazilianin Feijao që luan me Kukësin dhe Ennur Totre të Tiranës që vlejnë 400 mijë euro.  Top 10-shja e lojtarëve më të vlefshëm në Superiore, plotësohet nga 5 futbollistë shqiptarë.

Vila, Adili dhe Ismailgejci kanë një shifër të barabartë prej 375 mijë eurosh në merkato, ndërsa Kaçe dhe Bekaj mbyllin renditjen e 10 futbollistëve më të vlefshëm.  Për sa i përket ekipeve, Partizani ka vlerën më të lartë në Superiore, ndërsa ndjekin Vllaznia, Kukësi, Dinamo dhe Tirana. /abcnews.al