Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

FIFA ultimatum FSHF: 40 milionë dollarë, por…/ Federata Shqiptare duhet të shprehë qëndrimin e saj për planin

schedule15:01 - 29 Korrik, 2026

schedule 15:01 - 29 Korrik, 2026

Janë me të vërtetë në mes të dy zjarreve.

Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të tregojë se cili është qendrimi I saj lidhur me planin e ri të FIFA-s, për investimet private në turnetë e saj, përfshi edhe Kupën e Botës.

Për momentin, presidenti Armand Duka nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare, pavarësisht kërkesave të shumta nga mediat shqiptare, e padyshim që nuk e ka të lehtë.



Flitet për një propozim nga I cili Federatat anëtare të FIFA-s do të marrin nga 40 milionë euro dhe besohet se flitet për çdo cikël Botëror.

Sidoqoftë, kjo shumë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por e madhe edhe për federata tepër të rëndësishme në të gjithë globin, do të jepet vetëm me kusht që të pranohet plani I presidentit Xhani Infantino.

I njohur si njeri I besuar I presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, Duka nuk ka dërshirë t’i dalë atij kundra, por edhe nuk ka asnjë dëshirë që të jetë në konflikt me FIFA-n.

Sa për UEFA-n, qendrimi I saj është I qartë, e ka kundërshtuar projektin që pritet të hidhet në votim në Kongresin më të afërt për të marrë ose jo votën e 211 federatave anëtare të FIFA-s.

Kërcënimi I UEFA-s është që të bojkotojë Kupën e Botës nëse vazhdohet me projektin bashkëpunues me privatët, dhe në një rast të tillë jo vetëm që Federata Shqiptare do të jetë e detyruar të rreshtohet në një krah, por edhe do të humbiste kuptimin vetë Botërori.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!