Bojkoti nuk ishte rastësi. Partia Demokratike ka dalë hapur kundër SHBA për marrëveshjen e huas 302 milionë dollarë për Shqipërinë.
Demokratët kanë vendosur të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Shqipëri-SHBA për të kërkuar pezullimin e marrëveshjes dhe shfuqizimin e ligjit ratifikues, në mënyrë që të bllokojnë huan 302 milionë dollarë që do i shërbejë Shqipërisë për të investuar në pajisje ushtarake dhe modernizim të Forcave të Armatosura.
Padinë nuk e zbuloi Sali Berisha, autori dhe zëdhënësi i saj u bë kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili u justifikua se PD nuk do të prishë marrëdhëniet me SHBA, por nuk pranon që të shkelet Kushtetuta e Shqipërisë.
Në fakt, argumenti i vetëm i demokratëve, është se nuk kanë lexuar dot marrëveshjen e huas Shqipëri-SHBA, edhe pse ajo marrëveshje është konfidenciale me kërkesë të amerikanëve për shkaqe sigurie.
Por tashmë, PD pasi ka dalë hapur kundër integrimit të BE, tenton të bllokojë edhe marrëveshjet me SHBA.
Dihet se autori është një dhe i vetëm, Sali Berisha. Dy muaj më parë, ai fitoi të drejtën për të aplikuar për vizë. Thotë se do të shkojë në vjeshtë, por ende nuk dihet a do i pranohet viza apo jo dhe për çfarë.
Non-grata nuk është hequr, dhe kjo mjafton që të kuptohet se Sali Berisha nuk është aspak i kënaqur me ndryshimin e administratës së SHBA. Por pertej kesaj, ky eshte akti i radhes i nje partie qe prej 30 vjetesh, i del kunder aleatit me te madh historik te shqiptareve, uashingtonit.


