Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vendimi që ndryshon futbollin/ Një Gjykatë Sportive në Brazil krijon një precedent të madh

schedule14:55 - 29 Korrik, 2026

schedule 14:55 - 29 Korrik, 2026

Ishte një ndërhyrje e rëndë, padyshim.

Gjithsesi, ata që ndjekin futbollin kanë parë kaq shumë veprime të tilla, e si pasojë dëmtimet kanë qenë kaq të shpeshta, saqë nuk I dhanë shumë rëndësi.

Po flasim për ndeshjen Inter I Porto Alegres-Kruzeiro, në elitën e Brazilit, dhe mbrojtësi Viktor Gabriel e mori ndëshkimin e merituar, kartonin e kuqe direkt për lëndimin që shkaktoi.



Futbollisti I ekipit vendas nga Porto Alegre la fushën e lojës I përjashtuar, ndërsa lojtari tjetër, Gabriel Pes I Kruzeiros u largua sepse nuk mundej të vazhdonte më tej.

Ajo që ndodhi më pas mund të ndryshojë ndjeshëm mënyrën sesi futbolli luhet dhe pasojat e veprimeve të tilla.

Gjykata Superiore e Drejtësisë Sportive në Brazil mori vendimin që mbrojtësi Viktor Gabriel të mos lejohet të luajë derisa të rikuperohet dhe të dalë në fushë lojtari që ai dëmtoi, Gabriel Pes.

Ky I fundit pati thyerje të kockës së tibias në njërën nga këmbët, dhe u desh ndërhyrja kirurgjikale.

Koha e riaftësimit të tij vlerësohet në 3 deri 4 muaj.

Natyrisht, mbrojtësi Gabriel u shpreh gjatë seancës në gjyq se ndërhyrja e tij nuk kishte qenë me qëllim të keq, se kishte kaluar net pa gjumë dhe se I kishte kërkuar falje të gjithë pjesëtarëve të Kruzeiros.

Gjithsesi, sipas vendimi, ai nuk mund të luajë për 3 ose 4 muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!