Paratë Berishës, vulën Bashës/ KAS njeh Bashën kryetar, por “Bashkë Fitojmë” forcë të parë opozite

schedule15:06 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:06 - 7 Shtator, 2023

TIRANË – Lulzim Basha u rrëzua këtë të premte nga një insitucion i cili vazhdimisht kishte qenë krah tij, dhe kundër  Sali Berishës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, nuk pranoi që të njihte Lulzim Bashën dhe PD-së si forcë të parë të opozitës, por këtë pozicion ja faturoi Ilir Metës i cili drejtoi zyrtarisht koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Kështu, Ilir Meta, deri në vitin 2027, me ose pa Berishën në krah, do të ketë më shumë komisionerë, më shumë numërues, dhe më shumë financim shtetëror për zgjedhjet.

Por KAS e balancoi menjëherë vendimmarrjen duke rrëzuar pak minuta më pas edhe Berishën.

Kështu, si në 14 maj, edhe në 24 shtator KQZ nuk pranoi të rregjistrojë PD-në në emër të Berishës, dhe Berisha, edhe pse e dinte rezultatin, nuk u dorëzohet në konsumimin e cdo hallke ligjore./abcnews.al