Pamjet nga shpërthimi i tritolit në 03.00 të mëngjesit, kush është pronari i “Audit” në Vlorë

schedule07:51 - 30 Maj, 2022

schedule 07:51 - 30 Maj, 2022

Një automjeti në Vlorë i është vendosur lëndë plasëse. Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03.00, në lagjen “Pavarësia”, në një automjet tip “Audi”.

Makina është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, banues në Elbasan. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se automjeti është dëmtuar në pjesën e parme si pasojë e shpërthimit.

Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave. /abcnews.al/