Paketa e Ramës, Tabaku: Qesharake, për t’i hedhur hi syve

schedule14:00 - 13 Mars, 2022

schedule 14:00 - 13 Mars, 2022

Jorida Tabaku nga opozita që ka reaguar këtë të diel për Paketën e Rezistencës Sociale, që u prezantua një ditë më parë nga Kryeministri. Deputetja thotë se çmimi i naftës është rritur në mënyrë abuzive, ndërsa taksat nuk u kthehen qytetarëve.

“Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.  Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria I merr për t’ia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera”

Ironizoi paketën me 7 pika të Ramës, duke thënë se zgjidhja lehtësimi i qytetarëve vjen përmes një ndërhyrjeje në taksat.

“Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5-vjeçare të pleniumit por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm. Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë”

Paketa me 7 pika të qeverisë përfshinë trajtimi i shtresave më në nevojë dhe afrimin e zbatimit të dy ligjeve që kanë të bëjnë me rritjen e pagës minimale në 32 mijë lekë dhe heqjen e tatimit mbi pagat e ulëta.

/abcnews.al