“Opozitarët më shumë vota nga Diaspora”/ Abrashi: Vota e tyre nuk do sjellë asnjë ndryshim në rezultat

schedule17:33 - 10 Shkurt, 2025

schedule 17:33 - 10 Shkurt, 2025

Analisti i politikave në “demokracia plus”, Emir Abrashi ka komentuar situatën në Kosovë, një ditë pas zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te Vota e Diasporës, duke thënë se në këtë zgjedhje, partitë opozitare kanë marrë më shumë vota. Megjithatë ai nënvizoi se vota e Diasporës, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim në rezultat

“Jemi 24 afro nga përfundimi i zgjedhjeve dhe akoma nuk kemi rezultate preliminale. Ajo që mund të pres nga këto zgjedhje në dallim nga ato të vitit 2021 është se partitë opozitare mund të kenë më shumë vota nga Diaspora, por nuk do të ketë një ndryshim të madh të rezultatit zgjedhor. E vetmja diferencë është pasi në vitin 2021 votat e Diasporës ishin vërtet përcaktuese. E gjithë retorika e Kurtit ka qenë një retorikë përçarëse, dhe besoj se edhe Kurti i ka braktisur. Problemi nis vitin e ardhshëm kur edhe i përfundon mandati presidentes Vjosa Osmani. Por dyshoj se do kemi mundësi për të zgjedhur presidente dhe kjo me shumë gjasë do ta sjellë Kosovën në zgjedhje të reja. Sistemi jonë është i ndërtuar në atë formë që duhen konsensus për të formuar koalicione. Nga qeveria Kurti që e çoi mandatin në fund kemi parë një tentativë për të ofenduar. I vetmi institucion që nuk ra në duart qe qeverisë Kurti ishte institucioni”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!