Opozita ndryshon qëndrim për KQZ, mblidhet sërish Këshilli Politik

schedule17:33 - 18 Qershor, 2020

schedule 17:33 - 18 Qershor, 2020

Këshilli Politik do të mblidhet sërish këtë pasdite.  Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se palët do të mblidhen edhe këtë herë për të zgjidhur çështjen e fundit që ka mbetur, atë për zgjedhjen e 12 anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Palët kanë propozuar formula të ndryshme. Formula e propozuar dy ditë më parë nga PD, sipas demokratëve 12 anëtarët duhet të zgjidheshin nga një komision i posaçëm pranë Avokatit të Popullit. Por kjo formulë ishte e papranueshme nga PS,  e cila kërkonte që çdo propozim që të vinte nga opozita duhet të plotësonte domosdoshmërinë që 12 anëtarët e KQZ të zgjidheshin nga Kuvendi.

Kjo përplasje mes palëve bëri që tryeza e Këshillit Politik të mos mblidhej ditën e djeshme. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, PD bëri një propozim të ri, ajo që kërkon që të jetë Kuvendi ai që  administron procesin e konkurimit për 12 vendet vakante që do të hapen për KQZ. Kështu duhet të jetë Kuvendi ai që do të propozojë vakancat.

Mbetet për tu parë nëse PS do ta pranojë këtë formulë kompromisi të propozuar nga opozita, që përfshin edhe Kuvendin në këtë proces. /abcnews.al