Operacion i madh në Memaliaj: Kapen 150 kg hashash, 6 të shoqëruar

schedule20:57 - 20 Janar, 2020

schedule 20:57 - 20 Janar, 2020

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Memaliaj. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 150 kilogramë hashash në fshatin Vasiar, ndërsa janë shoqëruar 6 persona.

Ndërkaq, në operacion kanë marrë pjesë forcat e drejtorise se Policisë Gjirokastër. Mësohet se operacioni është duke vijuar. /abcnews.al