OKB: Katër në pesë banorë të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre

schedule13:51 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 13:51 - 3 Dhjetor, 2023

OKB vlerëson se rreth katër në pesë persona në Rripin e Gazës u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha se rreth 1.8 milionë njerëz mendohet të jenë të zhvendosur brenda vendit, nga 2.2 milionë që jetojnë në Gaza.

Megjithatë, OKB theksoi se është e vështirë të gjurmosh ata që kanë ikur

Në fillim të luftës, Izraeli u tha palestinezëve të lëviznin në jug, me qindra mijëra të zhvendosur.Që nga përfundimii armëpushimit të premten, Izraeli u ka thënë gjithashtu njerëzve në zonat lindore të Khan Younis që të evakuohen në jug.

Grafiku i mëposhtëm tregon se si është rritur numri i palestinezëve të zhvendosur që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor (vlen të përmendet se nuk përfshin shifrën e fundit të OKB-së).

/abcnews.al