Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet, Belgjika vendos masa të tjera shtrënguese

schedule18:03 - 23 Korrik, 2020

schedule 18:03 - 23 Korrik, 2020

Qytetarët në Belgjikë do të jenë të detyruar që të mbajnë maska në ambiente publike të mbipopulluara. Po ashtu, ata duhet t’u binden rregullave kufizuese në restorante dhe bare.

Ndërsa, lokalet e natës janë te detyruara që të mbyllen pas orës dhjetë të darkës, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Këto janë kufizimet e reja të vendosura në vend rritjes së rasteve me Covid-19. Më shumë se  9,800 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në vend që nga fillimi i pandemisë.



Javën e kaluar në Belgjikë u regjistruan mesatarisht 184 raste në ditë, duke pësuar një rritje me 89% krahasuar me një javë më parë.

Qeveria e vendit kishte planifikuar që të lehtësonte masat kufizuese edhe më tej, por rastet në rritje bënë që kjo të mos ndodhte.

Kryeministrja Sophie Wilmes u shpreh: “Njoftimi i shtrëngimit të masave është një gjë e vështirë për moralin tonë, por do të preferonim më shumë të merrnim këto masa sot sesa të pendohemi nesër. Këto masa nuk janë këshilla, ato janë urdhra.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!