Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk kanë fund vuajtjet për “gardianin” e PSG, spanjolli duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

schedule19:56 - 26 Korrik, 2023

schedule 19:56 - 26 Korrik, 2023

Që prej aksidentit, gjatë kohës kur po kalëronte, që desh i mori jetën në fundin e muajit majit, portieri i dytë i PSG, Sergio Rico vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe tashmë 29-vjeçari duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Prej 28 majit “gardiani” iberik është i shtruar në një prej spitaleve të Seviljes dhe tashmë mediat vendase kanë zbuluar se atij i duhet që të kryejë një ndërhyrje delikate për shkak të një aneurizme, një bllokimi në qarkullimin e gjakut që mund të sjellë komplikacione të padëshiruara më vonë.

Gjithçka do të kryhet në spitalin e Seviljes, ku ai gjendet i shtruar dhe ku vazhdon të ndiqet me shumë kujdes nga mjekët, pasi ka pësuar një dëmtim të pazakontë pasi u rrëzua dhe e shkeli kali në qafë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, aq sa qëndroi për disa ditë në koma. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!