Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Milot-Mamurras/ Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, plagoset drejtuesi

schedule08:44 - 26 Nëntor, 2026

schedule 08:44 - 26 Nëntor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Milot–Mamurras, pranë rrethrrotullimit të Fushë-Mamurrasit.

Sipas të dhënave paraprake, një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Thumanës është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e goditjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoveturës, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të këtij aksidenti.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!