Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, duke marrë vendime për secilën prej tyre.
Sipas vendimit, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal, duke mos i dhënë të drejtë kërkesës së paraqitur nga opozita për këtë objekt hetimi.
Ndërkohë, gjykata ka pranuar kërkesën tjetër për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për zgjedhjet e 11 majit, duke vlerësuar se ajo përmbush kriteret kushtetuese dhe procedurale për t’u shqyrtuar nga Kuvendi.
/abcnews.al/


