Një person i shoqëruar nga policia është dërguar për kontroll mjekësor në Urgjencën e QSUT-së, ku ka tentuar të arratiset.
Sipas informacioneve paraprake, ai është hedhur nga kati i dytë i godinës në përpjekje për t’u larguar nga efektivët që e shoqëronin.
Megjithatë, tentativa e tij ka zgjatur vetëm pak çaste, pasi është neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje.


