Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I kemi të gjitha mundësitë”, Rama: Shqipëria do të bëhet një vend që ta kenë zili të tjerët

schedule18:44 - 1 Qershor, 2026

schedule 18:44 - 1 Qershor, 2026

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga Berati, u shpreh se sa herë është synuar të bëhen gjëra më të mëdha se ato të zakonshmet për Shqipërinë, gjithmonë ka pasur lloj lloj kundërshtimesh.

Ai theksoi se Shqipëria ka potencial të plotë për t’u zhvilluar dhe për të qenë një vend shembull. Duke iu referuar sfidave të vendit, Rama u shpreh se Shqipërisë nuk i mungon asgjë që t’ia kenë zili vendet e tjera.

“Ky është një moment tjetër për të kujtuar sa herë jemi nisur të bëjmë gjëra pak më të mëdha se ato të zakonshmet, gjithmonë kemi hasur në lloj-lloj kundërshtish. Është “ok”, jemi në një vend demokratik.



Kjo është një Shqipëri që i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një vend që jo të ketë zili të tjerët, por ta kenë zili të tjerët. Çfarë i mungon Shqipërisë? Asgjë nuk i mungon.

Çfarë i duhet Shqipërisë? I duhet durim, vendosmëri, lidership dhe i duhet, mbi të gjitha, këmbëngulje shumë e madhe. Këto, unë besoj se, si në ditë të mira dhe si në ditë më pak të mira, mua dhe juve nuk na mungojnë.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!