Gjykata e Posaçme shpall vendimin për anëtarët e dy grupeve kriminale, të cilët u gjykuan për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi; “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimi rezultoi e provuar ekzistenca e dy grupeve kriminale, të përbëra nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut (Bangladeshi) dhe Afrikës Qendrore (Kameruni), gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimit material.
Shqipëria u provua të jetë përdorur si vend tranzit, territor përmes të cilit është lehtësuar hyrja e ligjshme e shtetasve të huaj nga kontinentet e Azisë dhe Afrikës në kontinentin e Evropës përmes transportit ajror dhe ka vijuar në mënyrë të paligjshme përmes transportit tokësor, drejt rrugës ballkanike. Kjo veprimtari bëhej duke shfrytëzuar aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë punësimin e shtetasve të huaj.
- Endri Seiti dhe Luan Tafalla dënohen me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar.
- Endrit Ismailaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Arnold Shpata dënohet me 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
- Altin Hasani dënohet me 2 vite e 6 muaj burg dhe lirohet nga qelia.
- Edmond Braha shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia. Shuhet masa “arrest në burg”.
- Xhuljeta Çopa dënohet me 8 vite burg, 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
- Artur Mata dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Artan Sulaj shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia.
- Luan Sulaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Emmanuel Delphin Assako dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Arba Hysenallari dënohet me 6 vite burg, 4 vite me gjykim të shkurtuar.
- Shkëlzen Matmuja dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Faik Matmuja dhe Bukurosh Muja dënohen me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Lulëzim Lami dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Tomë Preka dënohet me 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
- Xhuljo Krasniqi dënohet me 5 vite burg, 3 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
- Iglan Allici dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Edmond Baklli dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
- Arjel Hoxha dënohet me 5 vite burg.
- Orkid Pijaneci dhe Ermal Hoxha shpallen të pafajshëm.
Gjykata e Posaçme jep pafajësi për 4 të akuzuar.
Hetimi u krye nga prokurorja Elida Kaçkini.


