Analisti Martin Leka ka komentuar debatin e fundit rreth projektit të investimit në Zvërnec, duke deklaruar se opinioni publik po përballet me një narrativë të ndërtuar mbi keqinformim dhe manipulim.
Sipas Lekës, çështja është fryrë artificialisht dhe nuk pasqyron realitetin e projektit, i cili sipas tij zhvillohet në një pronë private dhe synon të sjellë investime të rëndësishme në sektorin e turizmit.
“Është një histori e ngritur mbi një manipulim të madh. Duket gati si një komedi e shkrua keq. Se çfarë lidhje mund të ketë grekët me Zvërnecin, pasi ishte një fortunë e tërë. Ajo është një tokë private dhe në tokë private po investojnë disa njerëz. Investimi është 4 mld, do investojnë për turizmin, dhe ajo që duhet të kërkojmë ne është transparenca për të ditur shqiptarët se çfarë përfitimesh kanë. Ndërsa sjellja e shtypit grek është e pazakontë. Lidhur me protestën duhet parë jo thjesht si akt i izoluar, për sjelljen e shtetit në 35 vite. Duhet thënë që shteti reagoi shpejt për dhunën”, tha ai.


