Nuk ka fitues në miqësore, Partizani dhe Struga ndahen në paqe

schedule19:21 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:21 - 24 Qershor, 2021

Mbyllet pa fitues miqësorja Struga Trim&Lum-Partizani. Dy skuadrat shqiptare po përgatiten për duelet e tyre në Conference League, që do të luhen më 8 korrik.

“Demat” e Ilir Dajës do të ndeshen me moldavët e Sf.Gheorghe, ndërsa struganët, të cilët garojnë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe siguruan për herë të parë në histori pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, do të kenë përballë letonezët e FK Leipaja.

Miqësorja e sotme përfundoi në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Braziliani Cardoso kaloi kryeqytetasit në avantazh, por Struga evitoi humbjen falë golit të shënuar tre minuta më pas. /abcnews.al