“S’bashkëpunoj me non grata”, kandidatja e PD-së i përgjigjet Berishës: S’ka presion që më tërheq nga gara

schedule12:03 - 1 Prill, 2023

schedule 12:03 - 1 Prill, 2023

“Dua t’i them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin.”

Kjo është një akuzë që Berisha artikuloi mbrëmjen e së premtes, ndërsa u prezantoi demokratëve kandidatin e tij për Vaun e Dejës, Zef Hilën.

Në zgjedhjet e 14 majit, që mesa duket do të jenë më shumë betejë mes dy grupeve, karta e Berishës kundër kandidatëve të Alibeajt do të jetë ajo që ai përdor për vetë kryen e komanduar të PD-së, që e quan atë në çdo dalje të tij, peng i Edi Ramës.

Dhe përgjigja e kandidates së PD zyrtare, për vaun e dejës, Klomentina Drini ka qenë po aq drejpërdrejtë ndaj Sali Berishës.

Klomentina Drini që deri më tani nuk është pjesë e atyre jo pak që u tërhoqën, thotë se garën do e çojë deri në fund.

“Pjesëmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s’ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e PD-së dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Vau Dejës”

Karta e PD-së zyrtare kundër Berishës është aleanca me Ilir Metën dhe logoja e tij e tij, ku janë strehuar kandidatët e Foltores.

“PD nuk është një parti, Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor”

Të premten një reagim të ngjashëm bëri dhe kandidatja e PD-së për bashkinë e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj. Ajo shkruan se është e vendosur për të garuar më 14 maj dhe nuk do të ketë bashkëpunim apo presion, që e kthen pas.