Nuk arriti të thyejë herësin, kandidatja për deputete e PD-së kërkon rinumërim votash

schedule14:20 - 10 Maj, 2021

schedule 14:20 - 10 Maj, 2021

Lediana Fratari kandidatja për deputete e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet e 25 Prillit kërkon rinumërim të votave për kandidat në qarkun e Tiranës.

Fratari ishte renditur e 34-ta në listën e demokratëve në kryeqytet ku arriti të sigurojë 2000 vota. Për të thyer herësin, Fratarit i duheshin të paktën 10 mijë vota për të marrë një mandat deputeti.

Pretendimet e Lediana Fratarit

Partia Demokratike me vendimin 107 datë 02.03.2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 25 prill. Në vijim me vendimin nr. 156 datë 16.03.2021 janë miratuar listat shumëemërore të partisë demokratike për zgjedhjet për kuvend.

Në datë 25 Prill, në 12 zona Zgjedhore në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zona zgjedhore Qarku Tiranë ka 16 të administrimit zgjedhor përkatësisht KZAZ 45-60.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave KZAZ-të përkatëse plotësuan e miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputet të zonave përkatëse.

Në bazë të rezultateve përmbledhëse të zonave të sipërcituara, rezultateve për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputet të çdo subjekti zgjedhor janë hartuar tabelat përmbledhëse të rezultateve.