Një i vdekur dhe 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule21:13 - 6 Qershor, 2020

schedule 21:13 - 6 Qershor, 2020

Një pacient i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së shtunës, personi i cili ka humbur jetën ishte nga Vushtrria.

Mësohet se pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë regjistruar 36 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrisë me 24 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, dhe Fushë Kosovë 6 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.