Nisin stërvitjet në Dyrrah City Football Academy, Rama ndan pamjet: Një tjetër investim i së ardhmes që i shtohet qytetit

schedule14:01 - 10 Shtator, 2024

schedule 14:01 - 10 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Dyrrah City Football Academy, ku fëmijët e grumpmoshave të ndryshme kanë nisur stërvitjet. Kreu i qeverisë thotë se shkolla e futbollit të Manchester City është një tjetër investim i së ardhmes që i shtohet qytetit të Durrësit.

‘’Dyrrah City Football Academy’’ çel zyrtarisht sezonin futbollistik.

Fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme, të regjistruar në këtë akademi të re e prestigjoze ndërkombëtarisht, kanë nisur stërvitjen me trajnerët e klubit të Manchester City-t.

Shkolla e Futbollit të Manchester City është një tjetër investim i të ardhmes, i cili i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën e një rrjeti të konsoliduar ndërkombëtar për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit, e njëkohësisht duke ndikuar edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për #Shqipërinë2030″, shkruan Rama.

/abcnews.al