Zëvendës presidenti i Diasporës shqiptare në Itali, Dritan Trimçev, në një intervistë në “Ora e Fundit”, në ABC News, foli për hapat procedurale dhe marrëveshjen e pensioneve me Italinë.
Ai u shpreh se ligji për miratimin e marrëveshjes, hyn në fuqi ditën e parë pas publikimit në fletoren zyrtare.
“Ajo që po presim është botimi në fletoren zyrtare sepse ligji për miratimin e marrëveshjes hyn në fuqi ditën e parë pas publikimit në fletoren zyrtare. Pas shkëmbimit të këtyre dokumenteve, ditën e parë të muajit të dytë marrëveshja hyn në fuqi legalisht. Ne jemi në kontakt edhe me palën shqiptare dhe palën italiane. Jemi të sigurt që impenjimi do të jetë maksimal për të kryer veprimet zbatuese. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët që t’i sqarojë se si do të veprohet”, tha ai.
/abcnews.al/