Goditet një grup kriminal i trafikut të kanabisit në Tiranë. Në pranga kanë rënë 5 anëtarë ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët shisnin lëndën narkotike në lokale dhe e trafikonin në Kosovë.
Ekzekutohet masa e sigurisë “arrest në burg” për:
1. Dritan Uka, 45 vjeç,
2. Alban Grori alias Alban Gruri, 47 vjeç,
3. Mehdi Gjoka, 56 vjeç,
4. Ylber Tahiri alias Ylli Hida, 51 vjeç,
5. Ramazan Doçi, 30 vjeç,
Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup, që nga viti 2019, kanë siguruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga zona të ndryshme në Krujë dhe Dibër, dhe më pas e kanë shitur në lokale, në Tiranë, dhe e kanë trafikuar në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se 10 shtetasit janë bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre veprave penale, me 11 shtetas të identifikuar nga Policia e Gjirokastrës, gjatë operacionit policor të koduar “Crossborder line”, në muajin nëntor 2024./abcnews.al