Vrasja e Fatbardh Licit/ Zbardhet roli i të dashurës së Safet Bajrit, dy akuzat që rëndojnë për ish-miss Albania

schedule22:12 - 13 Mars, 2025

schedule 22:12 - 13 Mars, 2025

Është zbardhur identiteti i vajzës, e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit.

Bëhet fjalë për Eria Ago, ish-miss Albania.

Arrestimi i saj ka ardhur pas kërkesës së SPAK dhe masës së sigurisë “Arrest me burg” firmosur nga GjKKO, si e dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.

Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit, që solli arrestimin e Safet Bajrit.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!