Një 25 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16 vjeçare.
Ndërkohë nën hetim është vënë edhe një 31 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al