Mbetën të bllokuar në një mal në Gjirokastër/ Ndërhyn policia, shpëtohen dy turistë gjermanë

schedule22:33 - 13 Mars, 2025

schedule 22:33 - 13 Mars, 2025

GJIROKASTËR- Policia u ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në mal, në fshatin Labovë e Madhe, Odrie, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.

Dy turistët kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit.

Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Labovë e Madhe dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!