Nis zbatimi i projektit për ndërtesën e FSHF-së

schedule11:17 - 15 Janar, 2018

schedule 11:17 - 15 Janar, 2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për garën e presidentit të ri të Federatës shqiptare të futbollit. Gjatë ceremonisë për fillimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e godinës së re të kësaj federate, kreu i qeverisë kërkoi që të mos e ngatërrojnë me zgjedhjet brenda institucionit.

Nuk është këtu për atë që përflitet së fundi mbi garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe këtë e bën të qartë që në fillim.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ishte në përurimin e zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u çliruar nga borxhi ndaj ekipit kombëtar.

Nga ana e tij presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit Armando Duka tha se ka ende shumë për të bërë dhe shpreson se të presë shiritin pas përfundimit të kopmleksit.

Projekti që nisi zbatimin nuk do të ketë vetëm zyra por edhe1500 vende për të trajnuar të gjitha moshat e kombëtares. Ky është një investim I federatës shqipatre së bashku me qeverinë shqiptare/abcnews.al