Ngrihet flota e solidaritetit/Rama: Jo më rrugë të bllokuara në dimër

schedule14:51 - 17 Janar, 2018

schedule 14:51 - 17 Janar, 2018

Kryeministri Edi Rama prezantoi flotën më të re, atë të solidaritetit. 58 kompani ndërtimi do t’i japin fund bllokimit të rrugëve pasi nis mirëmbajtja e akseve problematike që këtë muaj.

Këto pamje janë të zakonta kur dimri vjen në Shqipëri. Por duket se nuk do t’i shihni më.

Është flota e solidaritetit që me makineritë përkatëse do të mirëmbajnë rrugët. 58 kompanive pritet t’i bashkohen edhe sipërmarrje të tjera u shpreh kreu I qeverisë. E ndërsa ky problem i vjetër sipas tij po vendoset në binarët e zgjidhjes, n jë tjetër angazhim ka marrë përsipër qeveria, dhënien fund të epokës së abuzimeve në agjencinë e rrugëve.

Qëllimi i përbashkët i të gjitha këtyre veprimeve është përmirësimi i akseve rrugorë. Kryeministri Edi Rama u premtoi qytetarëve se këto ndryshime do t’i ndjejnë këtë pranverë. Ndërsa për ata që janë në pritje jo të mirëmbajtjes, por të ndërtimit të rrugëve, Kreu i qeverisë u tha se shumë shpejt do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit dhe do të përfundojë aksi Rrogozhinë-Fier./abcnews.al