New York me numrin më të lartë, shtohen rastet e të prekurve me koronavirus

schedule07:54 - 26 Mars, 2020

schedule 07:54 - 26 Mars, 2020

SHBA regjistron 1050 viktimave si pasojë e koronavirusit, ndërsa rreth 69 mijë janë të prekur. Vetëm qyteti i New York numëron rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Zyrtarët kanë bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar në Nju Jork të vetizolohet.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit thotë se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së koronavirusit, New York po mban peshën më të rëndë.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio thotë se në fakt vetë qyteti është “qendra” e pandemisë në SHBA: “Nuk dua që ne të jemi epiqendra por ne jemi epiqendra e kësaj krize në vendin tonë.”

Ndësa disa banorë të Nju Jorkut ende i shikon në Parkun Qendror duke mos u marrë shumë seriozisht situatën në të cilën ndodhet vendi.