Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Ka ende punë për të bërë në Iran

schedule07:30 - 11 Maj, 2026

schedule 07:30 - 11 Maj, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se ka ende “punë për të bërë” në Iran, duke pranuar se Teherani ruan ende shumë nga kapacitetet që kishte në fillim të luftës.

Në një intervistë për CBS “60 Minutes”, ai tha se lufta e përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit ka arritur shumë, por nuk ka përfunduar ende.

Sipas Netanyahut, Irani nuk ka hequr dorë nga uraniumi i pasuruar, nuk ka çmontuar objektet e tij bërthamore dhe nuk ka ndalur mbështetjen për aleatët e tij rajonalë, si dhe nuk ka pranuar kufizime për programin e raketave balistike.



“Ne kemi dëmtuar shumë prej tyre, por të gjitha këto ende ekzistojnë dhe ka ende punë për të bërë”, tha Netanyahu gjatë intervistës.

I pyetur për mënyrën e trajtimit të uraniumit të pasuruar që mbetet një pikë kyçe në negociata, kryeministri izraelit u shpreh se ai mund të hiqet fizikisht nga Irani.

“Unë nuk do të flas për mjete ushtarake, por siç më ka thënë presidenti Donald Trump – ‘dua të hyj atje’ – dhe mendoj se kjo mund të bëhet fizikisht. Nëse ka një marrëveshje, mund të hysh dhe ta marrësh. Pse jo? Kjo është mënyra më e mirë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!