“Në Shqipëri nuk ka shtet”, Noka: Rama një show man që tallet me viktimat

schedule12:26 / 16/12/2019

Një të sëmurë psiqik e ka cilësuar ish-deputeti i PD, Flamur Noka, kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi, Noka duke iu referuar situatës së shkaktuar nga tërmeti, theksoi se në Shqipëri nuk ka shtet.

Sipas ish-deputetit shteti është vetëm një individ, Edi Rama.

Çfarë tregoi tërmeti në Shqipëri? Tregoi që në Shqipëri shteti nuk ekziston. Shteti është vetëm një individ Edi Rama dhe propaganda e tij. Poshtë tij nuk ka asnjë instancë shtetërore. E patë fyerjet publikee që i bëri kryetarit të bashkisë.  Cohu shko lyej shkallët, si për të treguar se këtu jam unë. Po bën gjithçka, prandaj një nga arsyet që është shumë i rrezikshëm është edhe kjo, një i sëmurë psiqik.

Në Shqipëri nuk ekziston shteti, kemi vetëm një showmen. Me një cinizëm të pashoq tallet nga mëngjesi në darke me viktima, familjarët e tyre”, tha Noka.

Po ashtu demokrati u ndal edhe tek vendimi i Këshillit të Ministrave për të pezulluar Arben Malajn nga Këshilli Mbikqyrës i BSH.

Sipas Nokës, Rama nuk pranon asnjë zë kundër.

Edi Rama nuk pranon asnjë zë kundër. Malaj ishte një zë kundër, kundërshtar politik por me integritetin e tij që karakterizon, zëri i tij duhet të shuhet dhe mënyra është të largohet nga banka dhe të mos marrë vesh aferat që bën Edi Rama”, tha ish-deputeti./abcnews.al

 

schedule12:26 / 16/12/2019