Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

schedule13:46 - 2 Nëntor, 2026

schedule 13:46 - 2 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet një administratë për Shqipërinë Europiane, ku qytetarët të marrin shërbime më të mira.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se nuk do të ndërhyhet në shkallën e meritës, për t’u bërë pjesë e administratës.

Sipas kreut të qeverisë, çdo gjë do të jetë transparente falë inteligjencës artificiale.



“Hyrja në universitete ishte kaos, ku më të shpejtët ishin ata që kishin krahët e mbështetur dhe gjendeshin përpara atyre që nuk kishin mbiemër të njohur. Sa vite ka që nuk diskutohet më? E njëjta do të ndodhë edhe me administratën. Do jetë e pamundur ndërhyrja në shkallën e meritës. Inteligjenca artificiale do na ndihmojë të shohim problemet. Falë inteligjencës artificiale, gjithçka do të jetë transparente, çdo lëvizje, promovim, largim do jenë të bazuara te shkalla e meritës. Jam optimist, kemi hyrë në fazë të pakthyeshme. Po ndërtojmë një administratë që duhet t’i shërbejë më mirë shqiptarëve sot”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!