Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshon tatimi për pagat/ Tola: Është pozitive, sepse ndikon te rritja e konsumit

schedule22:46 - 2 Nëntor, 2026

schedule 22:46 - 2 Nëntor, 2026

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, e ka cilësuar pozitive vendimin e qeverisë për ndryshimin e tatimit mbi pagat.

Sipas Tolës, ulja e tatimit do t’u mundësojë qytetarëve të kenë më shumë të ardhura neto, të cilat mund të përdoren për të mbajtur konsumin, në një kohë kur inflacioni ka prekur si shtresën e mesme, ashtu edhe atë me të ardhura të ulëta.

“Është pozitive. Kjo e ardhur shtesë që u ngelet në neto mund të përdoret për të mbajtur të karikuar konsumin. Inflacioni ka prekur si shtresën e mesme, ashtu edhe shtresën e varfër.



Nuk dihet realisht se sa do të përfitohet dhe nuk e dimë mbi çfarë studimi është arritur në këtë vendim”, u shpreh Tola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!