Kryeministri Edi Rama deklaroi se shkalla e meritës do të jetë prioritet i administratës publike.
Në një komunikim për mediat, Rama u shpreh se qeveria ka përmirësuar kushtet dhe ka rritur pagat për administratë, por nuk e zgjidh problemin kryesor, meritën.
“Lidhur me negociatat, kur ishim duke hyrë në këtë proces, po thonim, po shtyjmë dhe këto negociata do hapen. Si do ia bëjmë kur të ulemi në tryezë? Këtu është fjala për nivelin e përgatitjes, me burokratët e Brsukelit përballë, që janë si mekanizma të sahatit zviceran. Konfirmohet nga Brukseli dhe partnerët, se administrata jonë ka njerëz që njohin me detaje fusha dhe që ushqejnë respekt.
Brenda organizmit të administratës mund të krijohet një mpirje, një demotivim, dhe një prishje të asaj shkalle të meritës që do e vendosim në qendër të vëmendjes sonë. Kemi përmirësuar kushtet e punës në administratë, kemi rritur pagat, kemi pagë mesatare rreth 1100 euro. Një pagë më e mirë e mirë, nuk e zgjidh problemin kryesor, meritën. Ky dëgjim është i rëndësishëm, edhe pse jo e gjitha është e zezë, ose e bardhë. Jemi të vetëdijshëm”, theksoi ai./abcnews.al


