Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Administratë për Shqipërinë europiane/ Bejko: Hap i duhur, vendi ka nevojë për administratë që mbështetet në meritë

schedule23:28 - 2 Nëntor, 2026

schedule 23:28 - 2 Nëntor, 2026

TIRANË- Një administratë publike vetëm sipas shkallës së meritës. Reforma për administratën e Shqipërisë Europiane do të kalojë çdo kandidat në testim unik kombëtar, sipas modelit të Cambridge, për marrjen e vendit të punës dhe të certifikatës katërvjeçare.

Kryeministri Rama tha se aftësitë e provuara do të jenë kusht jo vetëm për punësimin, por edhe për ngjitjen në karrierë.

Analisti i njohur, Roland Bejko, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News e cilësoi si hap pozitiv krijimin e një ministri të dedikuar për administratën publike.



Ai theksoi se faza ku ndodhet sot Shqipëria e ka të domosdoshme të krijojë një administratë më standarde të njëjta si në vendete Bashkimit Evropian.

“Shumë mirë që në Shqipëri ka një ministri për administratën publike. Kjo shkon paralelisht edhe me fazat e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Një shtet i BE ka nevojë për administratë eficiente publike. Shqipëria i duhet një administratë e mbështetur në meritë dhe e qëndrueshme.”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët kanë nevojë për një shërbim publik cilësor ndërsa shtoi se duhet të marrë fund njëherë e mirë praktika e punësimit partiak në administratë.

“Qytetarët kanë nevojë për një shërbim cilësor publik. Praktikat e punësimeve politike duhet të marrin fund nëse duam të kemi një administratë publike efektive”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!