Ish-gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Klementina Cenkollari, ka komentuar në emisionin “War Report” në ABC News situatën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritshmëritë për zgjedhjet.
Cenkollari u shpreh se këto zgjedhje konsiderohen mjaft të rëndësishme, ndërsa sondazhet paraprake tregojnë për një avantazh të mundshëm të demokratëve. Sipas saj, partia e presidentit aktual rrezikon të humbasë terren në këtë garë.
Ajo theksoi se një ndër faktorët kryesorë që do të ndikojë te votuesit amerikanë është rritja e kostos së jetesës, inflacioni dhe çmimet e larta të produkteve të përditshme.
“Këto zgjedhje konsiderohen me një rëndësi. Deri tani sondazhet paraprake tregojnë se pritet që demokratët të kenë përparësi. Partia e Presidentit është e prirur të humbasë. Çështjet që pritet që amerikanët të mbajnë parasysh në votim është rritja e kostot së jetesës,. Çështje që kanë ndikuar më se tepërmi janë edhe ato të politikës së jashtme siç është edhe lufta në Iran që i ka kushtuar familjeve amerikane. Amerikanët po përballen edhe me një rritje të inflacionit. Çështja tjetër që pritet të ndikojë te amerikanët është çështja e tarifës. Sipas ekspertëve 90 % të efekteve të tarifës i kanë paguar amerikanët. Edhe sot po ti referohemi mediave kryesore amerikane janë çmimet e larta të benzinës. Gjithashtu dhe vetë amerikanët shprehin shqetësime për çmimet e larta. Lidhur me garën beteja është edhe më e ashpër…”, tha ajo.


