Në kërkim për tentativë vrasje në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

schedule11:00 - 22 Janar, 2022

schedule 11:00 - 22 Janar, 2022

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 34-vjeçari  Klodjan Troci, 34 vjeç, banues në Tiranë. 34 vjeçari sipas policisë rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim, për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian”, thotë policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al