Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ditën e parë të dimrit, 6 milionë ukrainas janë pa energji elektrike

schedule07:39 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 07:39 - 1 Dhjetor, 2022

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e parë zyrtare të dimrit, gati gjashtë milionë njerëz në shumicën e rajoneve të Ukrainës nuk kanë energji elektrike, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të mërkurën mbrëma.

Të mërkurën, shërbimi i emergjencës shtetërore i Ukrainës ka thënë se nëntë persona kanë vdekur nga zjarret, pasi kanë thyer rregullat e sigurisë në përpjekje për të ngrohur shtëpitë e tyre pas sulmeve ruse në objektet e energjisë.

“Vetëm ditën e fundit ka pasur 131 zjarre në Ukrainë, 106 prej tyre në sektorin e banesave. Nëntë persona vdiqën, tetë u plagosën”, tha shërbimi i urgjencës. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!