Në Brazil luhet ende, lojtarët e Gremios protestojnë ndaj Federatës

schedule16:21 - 16 Mars, 2020

schedule 16:21 - 16 Mars, 2020

Coronavirusi ka pezulluar gati pothujase të gjithë aktivitetet sportive në mbarë globin. Megjithatë janë ende disa vende, që vazhdojnë ti zhvillojnë ndeshjet dhe pse me dyer të mbyllura. Një nga këto vende është dhe Brazili, ku kampionatet vazhdojnë normalisht.

Por, jot ë gjithë janë të kënaqur dhe sidomos stafet e klubeve dhe futbollistët. Ka qenë klubi i Gremios që ka reaguar i pari për këtë situatë jo normale. Lojtarët e klubit Brazilian në ndeshjen kundër Sao Luiz janë futur në fushë me maska, duke protestuar kështu për mospezullimin e kampionatit.

Vendasit fituan 3-2, edhe pse i hoqën maskat gjatë takimit. ‘’Kjo protestë nga lojtarët tanë shpresoj që të shikohet nga drejtuesit e Federatës. Duhet të anulohet menjëherë kampionati, sepse jeta është parësore’’, janë fjalët e drejtorit sportive të klubit, Paolo Luz. /abcnews.al