Ndërtimi i liqenit në Cotswold, sërish “mollë sherri” mes çiftit Beckham dhe fqinjëve

schedule12:44 - 27 Nëntor, 2020

schedule 12:44 - 27 Nëntor, 2020

Kohët e fundit u zbulua se çifti ka nisur punën për të krijuar një liqen akoma më të madh në Cotsëolds, se sa ishte planifikuar fillimisht. Kjo ka bërë që çifti i famshëm të nisë një “luftë” me fqinjët e tyre, të cilët kanë shprehur shqetësimin se ky plan mund të sjellë një sërë problematikash.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, një fqinj ka thënë në një letër drejtuar Këshillit të Qarkut në Oxfordshire: “Unë kundërshtoj fort këtë propozim të ri. Kam kundërshtuar dhe planin origjinal dhe shqetësimet e mia u injoruan.

In the works: Excavators have been seen digging out tons of soil at the estate in Oxfordshire

Mendoj se plani i tij për të zgjeruar liqenin mund të rrisë shanset e përmbytjeve në zonë në mënyrë të konsiderueshme. Gjithashtu, liqeni duket shumë i madh për zonën në të cilën ndodhet. Dhe çfarë po planifikohet më tej? Varkat me motor do të shkatërrojnë qetësinë, thjesht nuk duhet të lejohet.“, është shprehur ai.

Ish futbollisti dhe ish anëtarja e “Spice Girl” patën filluar një luftë me fqinjët më parë këtë vit. Plani fillestar ishte krijimi i një liqeni rreth 3.000 metra dhe me një thellësi prej 4 metrash. Por, ndryshimi i planit dhe zgjerimi i liqenit 102 metra të gjerë dhe 55.5 të gjatë ka shkaktuar një konflikt të ri. /abcnews.al

Landscaping: Designer Victoria and ex-footballer David will have to plant hedgerows and trees to protect native birds, and also use special lights to help bats

Developments: The original plan was to create a kidney-shaped body of water, sized 2976 sq metres